I bëri atentat boksierit Arjon Kajoshi/ Ja kush është 28-vjeçari që u arrestua! Qëlloi drejt ‘Range Rover’...
Alban Bruçi, i riu që u vu në pranga nga policia është një emër i njohur për policinë. Ai dyshohet se është autori i atentatit ndaj boksierit Arjon Kajoshi, ngjarje e ndodhur një vit më parë, në shtator 2024.
Dyshohet se Alban Bruçi qelloi me armë zjarri Range Rover-in ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje. Ndërkohë babai i autorit të dyshuar është dhunuar me pare dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi.
Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe. Në 3 Qershor 2024 u raportua se Vladimir Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij.
Arrestimi i Alban Bruçit
Alban Bruçi u vu në pranga nga policia së bashku me një person tjetër qe e shoqeronte, shtetasi Arjan Sardi.
Gjatë kontrollit fizik, Alban Bruçit iu gjetën një shumë parash, 3 celularë, 1 kartë SIM dhe 1 kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.