'E mbytën me litar dhe e hodhën në liqen'/ Bien në pranga Aleksandër e Krist Bushgjoka, të akuzuar për vrasjen e Renis Dobres
Aleksandër Bushgjoka dhe Krist Bushgjoka, të shpallur në kërkim prej 16 korrikut, janë vënë në pranga.
Dy vëllezërit akuzohen për rrëmbimin dhe ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra. Sipas dosjes hetimore, ata e morën peng, e dhunuan brutalisht dhe më pas e mbytën me litar.
Pas krimit makabër, trupi i pajetë u hodh bashkë me makinën e tij në liqenin e Shkopetit, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh.
LEXO EDHE: ‘E vranë për 10 mijë euro’/ Detaje të reja nga vrasja e Renis Dobrës në Burrel
Më herët, për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar edhe Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në organizimin dhe zbatimin e planit kriminal.
LEXO EDHE: Vrasja e Renis Dobrës/ Konflikt në sallën e gjyqit, çfarë ndodhi në seancën me dyer të mbyllura
Arrestimi i tyre u konsiderua hapi i parë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.