Parashikimi i motit, ja kur nisin shirat

Deri të enjten moti do të jete i kthjellet, por i ftohtë… Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta.

Parashikohet që dita e enjte dhe dita e premte të sjellin shtim te vranësirave duke gjeneruar shira te përkohshëm, më të theksuara në veri dhe qendër.

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulta në vlerat minimale, ndërsa maksimalet do të jenë deri në 20 grade C.

Dita e enjte, dita e premte si edhe fundjava do të sjellin rritje të temperaturave në orët e mëngjesit.