Gjana, Topallit: Mos u mburr, edhe unë kam qenë me nota të mira

Kryetari i Komisionit Qendror Elektoral për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana i ka dhënë një përgjigje Jozefina Topallit për fushatën brenda partisë, por edhe për faktin se pse ajo ngeli jashtë listave për deputetë.

Duke folur mbrëmë në emisionin ‘Debati në Channel One” të Roland Qafokut, Gjana u shpreh se Topalli nuk duhet të mburret se ‘ka qenë me nota të mira’. Sipas Gjanës, edhe ai ka qenë me nota të mira.

Ja çfarë thotë Jemin Gjana për Jozefina Topallin:

“Mua më vjen keq që zonja Topalli deklaron që gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së më 22 korrik janë mbushur kutitë e votimti. Për cilat kuti e ka zonja fjalën? Kush i mbushi kutitë? Tashmë zonja ka shpërthyer kundër PD dhe zotit Basha.

Për çfarë? Sepse Topalli nuk është në listën për deputete. Por kështu e ka politika. Nuk do jesh përjetësisht deputete. Por zonja Topalli nuk e kupton kështu këtë. Përse? Për disa merita që zonja Topalli mendon se ka? Por edhe unë kam merita dhe nuk e mendoj kurrë të bëj si ajo. Ka qenë e persekutuar?

Edhe unë kam qenë i persekutuar. Ka qenë shumë mirë me mësime? Edhe unë kamë qenë shumë mirë me mësime. Ka kontribute në PD? Edhe unë kam shumë kontribute, madje më shumë se zonja Topalli që u bë deputete në 1996.

Unë mendoj se nuk është argument kjo. Nëqoftëse nuk jemi mirë në një moment, duhet ti kthehemi me gur shtëpisë sonë? Apo të themi si francezët raftë qameti në këtë vend pasi të iki unë?