Fluksi i migrantëve në Britani/ Trump-Starmer: Përdor ushtrinë, duhet të bësh gjithçka për të ndaluar anijet!
Presidenti amerikan, Donald Trumn në konferencën për media së bashku me kryeministrin britanik Ser Keir Starmer, në përmbyllje të vizitës së tij shtetërore në Britaninë e Madhe, e dyta si president i SHBA-së, i ka sugjeruar Starmer përdorimin e ushtrisë për të ndaluar fluksin e migrantëve që kalojnë Kanalin Anglez drejt ishullit.
Gjatë fjalës së tij, Trump është shprehur se emigrantët e paligjshëm janë të aftë të shkatërrojnë vendin nga brenda, ndërsa shtoi se kryeministri Starmer, duhet të bëjë gjithçka që duhet për të ndaluar anijet.
"Por ajo që pashë të ndodhte me miliona njerëz që vërshuan në vendin tonë, nuk munda ta duroja dot ta shikoja. Dhe ne kemi bërë një punë të shkëlqyer. Askush, absolutisht zero, dhe nuk jam as i sigurt nëse kjo është e mundur, por është një grup shumë liberal që del me këto statistika. Tre muajt e fundit nuk patëm asnjë person që hyri ilegalisht në vendin tonë. Dhe kemi njerëz që kanë hyrë ligjërisht... Mendoj se është shumë e rëndësishme dhe ne flasim për këtë dhe mendoj se situata juaj është shumë e ngjashme. Keni njerëz që vijnë dhe unë i thashë Kryeministrit se do ta ndaloja. Dhe nuk ka rëndësi nëse thërrisni ushtrinë, nuk ka rëndësi se çfarë mjetesh përdorni. Por ajo shkatërron vendet nga brenda dhe tani ne në fakt po i largojmë njerëzit që erdhën në vend. Është një punë shumë e vështirë, na është dhënë një dorë shumë, shumë e keqe... Duhet t'i largojmë ata dhe po i largojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër dhe unë jam shumë i bindur për këtë."
Për kreun e qeverisë britanike, Starmer, me rëndësi është që t’i vërtetojmë me prova, fluturimet e deportimeve.
Starmer tha se kishte kthyer 35,000 emigrantë që kur erdhi në detyrë, ndërsa vlerësoi marrëveshjen e tij të kthimit me Francën.
“Pavarësisht sfidave ndaj asaj skeme që keni parë në ditët e fundit, një fluturim u nis në orën 6:15 të mëngjesit të sotëm, duke kthyer me sukses dikë sipas asaj skeme. Pra, ky është një hap i rëndësishëm përpara. Natyrisht, nuk ka zgjidhje të lehtë këtu, ka një sërë gjërash që duhen bërë. Por, duke pasur parasysh sfidat e kthimit të njerëzve, është e rëndësishme të provohet se kjo mund të bëhet. U krye, u krye herët këtë mëngjes, kështu që mund të konfirmoj që fluturimi u krye, shkoi me sukses dhe tani duhet ta rrisim atë në shkallën që ishte parashikuar gjithmonë sipas skemës. Por është shumë e rëndësishme që kemi qenë në gjendje të ofrojmë prova të konceptit nëse dëshironi dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë."