SYRI TV/ Shtatori shton fluksin e virozave në Elbasan, Mjeku: Në 1 ditë vizitohen rreth 200 persona

Rinisja e shkollës, por edhe ndryshmi i temperaturave ka rritur edhe numrin e personave të prekur me virozin stinore. Mjeku dhe drejtuesi i Urgjencës Ergys Mici në Elbasan shprehet së në një ditë paraqiten 200 pacientë, ku me të prekur janë mosha e tretë por nuk lihen pas as fëmijët.

Syri tv

Ardhja e shtatorit ka sjellë edhe fluks të shtuar ne spitalin e Elbasanit të pacienteve me virozë stinore. Në një ditë marrin mjekim në urgjencë 200 persona me të njëjtat simptoma, ndërkohë që më të prekurit është mosha e trete, por edhe të rinjtë konsumues të duhanit. Mjeku dhe drejtuesi i Urgjencës Ergys Mici shprehet se përveç ndryshimit të temperaturave  edhe rinisja e shkollës dhe kontakti mes fëmijëve ka rritur numrin e pacienteve me virozë.

Mjeku Mici përveç këshillave standarde,   të konsumimit të lëngjeve çajrave dhe shmangies së daljeve të pa nevojshme, këshillon qytetarët që të nisin vaksinimin e vaksinave gripale për të parandaluar rastet e prekur nga virozat.