Gazetarja e njohur zbulon publikisht betejën me kancerin e gjirit
Gazetarja e njohur shqiptare, Mira Kazhani, ka bërë të ditur se prej rreth një viti po përballet me një sfidë të madhe personale: luftën me kancerin e gjirit.
Lajmin ajo e dha vetë gjatë një episodi të podcastit të saj, ku zakonisht interviston personazhe të ndryshëm. Këtë herë, roli ishte i saj, duke rrëfyer hapur për jetën dhe momentet më të vështira që po kalon.
Kazhani u shpreh se sëmundja është kapur në fazë të hershme dhe se po i nënshtrohet mjekimit. Ajo tha se e përballon këtë sfidë me forcë, kurajo dhe mbështetjen e familjes dhe miqve të saj të shumtë.
Rrëfimi i saj i hapur ka prekur ndjekësit dhe komunitetin, duke sjellë një mesazh fuqie dhe shprese për të gjithë ata që përballen me situata të ngjashme.