Në krye të SPAK, një Duman me fustan

Nga Adriana Kalaja 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dje, "hapi garën" për Kreun e SPAK, nga ku janë paraqitur disa kandidatura.

Ndërkohë, Padishahu i Surrelit ka kohë që e ka emëruar Drejtuesin e SPAK.

Sërish një Duman, por këtë herë me fustan.

Anita Jella.

Madje që kur e emëroi në SPAK, me partnerin e tij të bindur e përulur, KPL.

Pse e them këtë?

Së pari, të gjithë në Sistemin e Drejtësisë e njohin si "mbesa" e Uluziut.

Së dyti, modeli i hetimeve, do të jetë i njëjtë, luftë pa kompromis Opozitës dhe Krerëve të saj.

Së treti, parimet e drejtësisë, do vijojnë të zëvëndësohen me urdhëra politikë, me fokus kryesor, konsolidimin e regjimit të Padishahut të Surrelit.

Jo më kot, mori vendim "mosfillimi" të procedimit penal kundra Padishahut dhe Lindës me 3 mbiemra, bashkë me Irenën me 3 mbiemra, për tokën në Surrel, kur kishin kaluar 11 muaj nga depozitimi i kallëzimit.

E solla këtë status se fillova të qesh kur lexova se KLP kishte "hapur garën" për Kreun e SPAK.

Pastaj, kur pashë reagimin e ambasadorëve, pas asaj që e kanë parë vetë se çfarë është bërë me Reformën në Drejtësi dhe abuzimin me fondet e BE dhe SHBA, i"a nisa të qesh me lot.

Në fakt, qesha se nuk qaja dot, do  thonte populli sudedashës.

Gjithsesi, Ju ruajeni këtë status se nuk i dihet

Ja kshu kshu.

Ta gëzojmë Dimanin me fustan.

PS: Nuk di deri kur do i fshehë të dhënat kriminale për bashkëshortin, por Ju e dini që unë kam dhënë proca se i çoj gjërat deri në fund.