OBSH: Spitalet në Rripin e Gazës në prag të kolapsit
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot për ofensivën e madhe të ushtrisë izraelite në pjesën veriore të Rripit të Gazës, duke deklaruar se spitalet janë "në prag të kolapsit".
"Të plagosurit dhe të paaftët nuk mund të arrijnë në një vend të sigurt, gjë që ua vë jetën në rrezik serioz", shkroi Tedros Adhanom Ghebreyesus në platformën X.
Sipas tij, spitalet, tashmë të mbingarkuara, janë në prag të kolapsit, ndërsa dhuna në rritje bllokon aksesin dhe e pengon OBSH-në të shpërndajë furnizime jetësore.