Diktatura e kartonëve, Rama nxjerr pastorin të shpërlajë mëkatin, Gogu: Opozita shfaqi dhunë

Pas dhunimit të së drejtës parlamentar për të diktuara për programin e qeverisë dhe pas miratimit në vetëm 5 minuta të këtij programi, diçka qe nuk ndodh as në vendet me diktatoriale te botës, Rama ka nxjerrë të flasë për gazetarët Pastorin e PS.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës plenare, deklaroi se “ishte një seancë e paprecedentë”.

Ndërkohë ai edhe pse njeri i zotit e shikon dhunën tek opozita. Pasi disa deputetë nuk pranuan talljen e Ramës gjatë nisjes së seancës në Kuvendin e Shqipërisë.

“Opozita shfaqi dhunë verbale, madje edhe fizike”, deklaroi Gogu. Siç duket i urdhëruar nga Rama ai ka marrë përsipër të shpërlajë atë sjellje të mazhorancës e cila me forcën e kartonëve dhe nga frika e debatit me opozitën e mbylli seancën në vetëm 5 minuta.

“Kur kolegët tanë i kanosen kryeministrit të vendit dhe deputetëve, kjo është e pafalshme”, shtoi Gogu. Ai foli, por nuk shpjegoi ku ishte dhuna, dhe nuk dha asnjë shpjegim për talljen që Rama bëri në nisje të seancës. Ai nuk tha asgjë për dhunimin e demokracisë në tërësi por asaj parlamentare në veçanti nga ana mazhorancës.

Urojmë që Gogu të këtë qenë i qartë dhe ne linjë me Ramën në deklaratat e tij sepse Peleshi ose Balla nën komandën e “liderit” mund ti heqin të drejtën e fjalës./E.I/