'Skandali në Kuvend'/ Rama nis seancën me ‘Diellën’, opozita kundërshton talljen e qeverisë

Gazetarja e Syri Televizion Ambrozia Meta raporton se gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria e Edi Ramës shkaktoi një situatë skandaloze dhe të paprecedentë.

Kryeministri, në vend që të prezantojë programin e qeverisjes për 4 vitet e ardhshme në mënyrë të rregullt, ndërpreu fjalën e tij për të transmetuar një video-mesazh nga ministria e tij virtuale “Diella”.

Opozita denoncoi menjëherë këtë veprim si një tallje ndaj procesit parlamentar, një përpjekje për të monopolizuar debatin dhe për të shmangur përgjegjësitë reale të qeverisë.

Deputetët opozitarë theksuan se ministria virtuale i është dhënë hapësirë të pakufizuar, duke përfshirë jo vetëm çështje që lidhen me prokurime publike dhe tendera, por edhe shërbime qytetare, tatime, dogana, shëndetësi dhe sektorë të tjerë jetikë.

Ky skandal u shoqërua me tensione të forta, kërkesa për ndërprerje të seancës dhe paralajmërime nga Rama ndaj opozitës për kundërshtimin e këtij veprimi.

Ndërkohë, Rama i ka ndaluar deputetit të PD, Klevis Balliut duke theksuar se nuk ka të drejtë ta marrë fjalën gjatë gjithë ditës. 

Raportimi për SYRI TV:

"Janë kërkuar 5 minuta pushim pas një situate të tensionuar që u krijua në Kuvendin e Shqipërisë në seancën maratonë, ku Rama doli për të prezantuar programin e qeverisjes së tij për 4 vitet e ardhshme.

Shkak u bë vetë Rama, që ka marrë kompetencën për ngritjen e ministrisë virtuale, të cilën e ka quajtur “Diella”.

Ai ka ndërprerë fjalën e tij për të transmetuar video-mesazh nga ministria e tij robotike, kur opozita e ka cilësuar si tallje në Kuvend, ku Rama në programin e tij të qeverisë i ka dhënë një hapësirë të madhe ministres virtuale, duke i dhënë një hapësirë të madhe dhe jo kufizim vetëm në çështje që lidhen me prokurime publike dhe tendera, përfshirë edhe shërbimet qytetare, bizneseve, tatimet, shëndetësinë, doganat etj.

Për këtë arsye, kreu i grupit parlamentar i PD-së, gjatë kohës që Rama fliste, ka kërkuar që të ndërpritet seanca për videomesazh të ministres virtuale, dhe kjo është shkak për replika, ku Rama ka paralajmëruar opozitën në raste se ata vijojnë me këtë lloj kundërshtie.

Ai i ka ndaluar fjalën deputetit të PD, Klevis Balliut duke thënë se nuk ka të drejtë ta marrë fjalën gjatë gjithë ditës.

Ndërkohë, kreu i PD-së dhe kryeministri Rama kanë kohë të pakufizuar gjatë gjithë ditës".