Katari paralajmëron masa ligjore kundër Izraelit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
Katari ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore kundër Izraelit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN), pas sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj zyrtarëve të lartë të Hamasit në Doha.
Ministri i Shtetit për Çështje të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulaziz Al-Khulaifi, përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), bëri të ditur se ka zhvilluar dy takime me zëvendësprokuroren e GJPN-së, Nazhat Khan, lidhur me këtë çështje.
“Kam theksuar përkushtimin e Katarit për të mbështetur drejtësinë ndërkombëtare dhe për të garantuar që ata që kanë kryer krime të mbajnë përgjegjësi dhe të mos i shpëtojnë ndëshkimit, sipas të drejtës penale ndërkombëtare”, shkroi Al-Khulaifi.
Ai e cilësoi sulmin si një “agresion ndaj shtetit të Katarit” nga ana e Izraelit.
Ai e cilësoi sulmin si një “agresion ndaj shtetit të Katarit” nga ana e Izraelit. Kujtojmw se Izraeli ndërmori më 9 shtator, një sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Hamasi thotë se ekipi drejtues i negociatave i ka shpëtuar sulmit. Gjashtë persona u vranë, përfshirë një pjesëtar të forcave të sigurisë së Katarit.
Katari, i cili ka ndërmjetësuar negociata indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, e cilëson sulmin si një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka theksuar më herët se nuk ka më imunitet për Hamasin!