'Tension i paprecedentë në komunë'! Nënkryetarja godet fizikisht punonjësen që kërkoi dorëheqjen
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit është arrestuar dje, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua që kishte shkuar për të marrë vendim mbi largimin nga puna.
Policia ka bërë me dije se e dyshuara është liruar pas intervistimit nga autoritetet, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, zëvendës-kryetare e komunës, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë.