Tjetër tragjedi me emigrantët pranë Libisë, dhjetëra të humbur

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët raportoi një incident tragjik në brigjet e Tobrukut në Libi.

"Një varkë që transportonte 74 persona, kryesisht refugjatë sudanezë, u përmbys. Vetëm 13 mbijetuan dhe dhjetëra të tjerë mbeten të zhdukur. Ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën", tha agjencia në postimin e saj.

Më herët këtë javë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin  njoftoi se më 14 shtator, një varkë tjetër që transportonte 75 refugjatë sudanezë u përfshi nga flakët në brigjet e Libisë, duke vrarë të paktën 50 persona.