Slavia e Pragës lë dy pikë përballë Bodo\Glimt, paqe mes Olympiacosit dhe Pafosit
Slavia Prague dhe Bodo/Glimt e mbyllën në barazim 2-2 ndeshjen e parë të fazës së kampionatit të Champions League.
Youssoupha Mbodji shënoi dy herë për Slavian: Goli i parë erdhi pas një pasimi perfekt nga Lukas Provod. Golin e dytë Mbodji e realizoi sërish pas një topi të luajtur nga Provod brenda zonës, duke çuar rezultatin në 2-0 (74’)
Para golit të dytë të Slavias, pati një penallti për Bodo/Glimt, por Kasper Hogh dështoi të shënonte, pasi portieri i Slavias, Jindrich Stanek, bëri një pritje të jashtëzakonshme.
Në të 78’, Daniel Bassi (Bodo/Glimt) ngushtoi diferencën në 2-1 duke shfrytëzuar një top të kthyer brenda zonës.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Fet realizoi një gol fantastik me një goditje të menjëhershme që përfundoi në rrjetë.
Ndeshja tjetër mes Olympiacosit dhe Pafosit u mbyll pa gola.