Guardiola për Manchester City-Napoli: Përballja me Conte-n, gjithmonë e vështirë, Donnarumma...
Pas fitores spektakolare ndaj Manchester United, Manchester City është gati për një tjetër sfidë të fortë në Champions League. Trajneri Pep Guardiola foli për ndeshjen e radhës kundër Napolit të Antonio Contes, kampion i Italisë, duke vlerësuar jo vetëm skuadrën kundërshtare, por edhe lojtarët e tij.
Guardiola theksoi rikthimin e Kevin De Bruyne-s te Napoli dhe shprehu besimin se belgu do të përshtatej shpejt: “E dija që do të ambientohej menjëherë. Për mua nuk ishte surprizë.” Po ashtu, trajneri vlerësoi McTominay për ndikimin e tij në fitoren e Napolit në Serie A dhe kontributin e Conte-s si trajner: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Kam respekt të madh për Conte-n, gjithmonë ka bërë mirë kudo që ka qenë.”
Guardiola kujtoi se skuadrat e drejtuara nga Conte gjithmonë ia kanë vështirësuar punën City-t gjatë periudhave të tij te Chelsea dhe Tottenham-i, por shtoi se fokusi kryesor mbetet te ndeshja e radhës.
Në portë do të qëndrojë Gianluigi Donnarumma, të cilin Guardiola e përshkroi si një portier me klas botëror: “Në dekadën e fundit kemi pasur gjithmonë portierë fantastikë dhe Gigio ka luajtur për vite me radhë në nivele shumë të larta.”
Kjo sfidë pritet të jetë test për City-n, si për lojtarët e rinj ashtu edhe për veteranët, duke rikthyer emocionet e Champions League në stadiumin e qytetit anglez.