Genc Burimi: Ramës i duhet një njeri politik në bashkinë e Tiranës prandaj zgjodhi Manastirliun

 

Gazetari Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV ka komentuar përzgjedhjen e Ogerta Manastirliut për kandidate në bashkinë e Tiranës.

Sipas Burimit, Ramës i duhet një njeri politik në bashki, pasi aty ai financon partinë.

‘Gjyqi ndaj Erion Veliajt fillon në 15 tetor, imagjinoni po ashtu që Rama ka lancuar procedurën për shkarkimin e kryebashkiakut.

I hapet e drejta kushtetuese Veliajt që brenda 15 ditëve të bëjë apelim për shkarkimin e tij nga detyra.

Në dy gjyqe paralele do të kemi gjykim të Veliajt dhe gjykim të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese.

Në të dy rastet nuk e dimë se sado të zgjasë gjykimi i Veliajt dhe i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykimi i Veliajt përfundon më shpejt se, ai i Gjykatës Kushtetuese.

Imagjinoni në këtë rast se gjykata e shfajëson Veliajn, si ka shkuar Rama dhe ka caktuar Manastirliun kandidate për kryebashkiake të Tiranës, kur në këtë rast Veliaj i lind e drejta për të kandidatura për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

E gjithë çështja nuk është te Veliajt, por te Manastirliu.

Bashkia e kryeqytetit është pula që pjell vezë të florinjta. Nëse Zhak Shiraku mposhti Fransua Miterand, kur ky ishte President dhe Shiraku kryebashkiak i Parisit, ishte se kishte në dorë financat e Parisit dhe partinë e tij.

Me financat e bashkisë financonte partinë.

Ramës sot i duhet një kryebashkiak politik me anë të të cilit do të vazhdojë të financojë partinë.

Sot buxheti i Tiranës është më i lartë se ai i Ministrisë së Mbrojtes, është rreth 400 mln euro. Dhe Edi Rama kurrë nuk mund ta lejë që të bjerë në dorën e Berishës.

Çdo bashki financon politikën’, tha Genc Burimi në SYRI TV.