Parandalohet sulmi i ekstremistëve të majtë ndaj stendës së AfD-së
Policia e Bremenit ndaloi një përpjekje për sulm ndaj një stende elektorale të Alternative für Deutschland (AfD) në Bremen të shtunën, më 13 shtator, pasi dhjetëra ekstremistë të majtë të maskuar tentuan të sulmonin stendën.
Oficerët përdorën shkopinj gome për të shpërndarë turmën dhe për të parandaluar përplasjet direkte. Sipas policisë, ishin të përfshirë deri në 30 persona të maskuar. Nuk u raportuan të lënduar.
Dega e AfD-së në Bremen e dënoi incidentin, duke e quajtur atë sulm ndaj lirive demokratike.
“Edhe një herë bëhet e qartë se grupet e majta ekstremiste nuk janë të interesuara për diskurs demokratik, por luftojnë kundërshtarët me urrejtje dhe dhunë,” tha partia në një deklaratë. Ajo shtoi se përshkallëzimi pasqyron një “zhvillim shqetësues” dhe i referohet vdekjes së fundit së Charlie Kirk-ut si një “shenjë e hidhur e kohës sonë.”
Pamjet filmike tregonin persona të maskuar, disa me çadra në duar, duke vrapuar drejt stendës së AfD-së përpara se të ndaloheshin nga policia. Pas përplasjes, grupi iu bashkua një proteste aty pranë kundër partisë, duke hequr maskat.
Më herët gjatë ditës, autorë të panjohur kishin shkruar me spraj slogane si “Larg nazistët” dhe “AfD qelbet erë” pranë stendës. Gjithashtu, nën një urë hekurudhore ishin varur banderola me mbishkrimin “Nuk ka vend për gjuhën e urrejtjes së të djathtëve, solidaritet në vend të fashizmit”, të cilat më pas u hoqën nga policia. / European Conservative – Syri.net