Trump dhe Melania dorë për dore në Kështjellën Windsor, William dhe Kate i presin me nderime
Helikopteri Marine One që mbante Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania, u ul në Kështjellën Windsor rreth orës 14:00 të mërkurën.
Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, ishin anëtarët e parë të familjes mbretërore që mirëpritën çiftin Trump-Melania në Kopshtin e Muruar të Kështjellës, në fillim të vizitës së tyre zyrtare dy-ditore në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa i shoqëruan ata në Shtëpinë Victoria, për një takim me Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla.
Siç u bë e ditur, Camilla nuk ishte mirë dje, por, pjesëmarrja e saj në të gjitha ngjarjet e vizitës zyrtare të Trump u konfirmua nga burime zyrtare mbretërore.
Charles dhe Camilla mirëpritën Trump dhe Zonjën e Parë jashtë Victoria House, ndërsa ceremonia u shoqërua muzikalisht nga Banda e Kalorësisë Mbretërore.
Prince William welcomes Trump to the UK. pic.twitter.com/CNbwpvUROj
— Clash Report (@clashreport) September 17, 2025