SYRI TV/ Bashkia Elbasan mbyt fshatrat në plehra, koshat nuk pastrohen prej ditësh
Në një kohë që djegësi i Elbasanit ndonëse ka marrë miliona euro nga taksat tona dhe nuk punon, situata me mbetjet në zona të ndryshme të Elbasanit është në kufijtë e emergjencës mjedisore. Syri Tv ka bërë një vëzhgim në fshatrat Kryezjarr dhe Mjekës, ku koshat e mbetjeve nuk pastrohen prej ditësh duke u kthyer në një rrezik për banorët.
Syri TV
Banorët herë pas here kanë bërë kërkesa të vazhdueshme në njësinë administrative e në Bashkinë e Elbasanit por ende situata nuk ka marrë një zgjidhje konkrete.
E njëjta panoramë si në fshatin Kryezjarr është edhe në Mjekës, ku malet me plehra janë kthyer në një emergjencë mjedisore.
Ankesat e banorëve për zgjidhjen e problemit të mbetjeve deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër.