SYRI TV/ Fermerët e misrit në Fier drejt falimentit: Tregu kërkon misër por çmimi është i ulët
Fermerët e zonave të Grecallisë, Mujallisë dhe Daullasit thonë se këtë vit, për çdo hektar të mbjellë, prodhimi është 3 deri në 4 kuintalë më pak se një vit më parë.
Ata theksojnë se nuk kanë përfituar subvencionet e premtuara nga qeveria.
Fermerët paralajmërojnë falimentim për shkak se përvec mungesës së ujit, çmimeve si dhe mos dhënia e ndihmës nga qeveria janë faktorët që ata të mos mbjellin me misër.