Senatori Josh Hawley: Partia Demokratike në Amerikë është shndërruar në një trupë teatri të financuar nga George Sorosi

Sipas senatorit Josh Hawley, Partia Demokratike është shndërruar në një trupë teatri të financuar nga George Sorosi, që organizon trazira të fabrikuara dhe demonstrata të rreme në kampuse e qytete amerikane. Ai akuzon se rrjetet e "parave të errëta" të ndërtuara nga Sorosi ushqejnë një klimë dhune dhe përçarjeje, duke shpërndarë mjete te protestuesit dhe duke planifikuar me kujdes skenarë destabilizimi. Në këtë prizëm, demokratët nuk shihen më si një forcë politike tradicionale, por si një strukturë e manipuluar që përmes dhunës dhe rrënimit të rendit publik kërkon të mbajë pushtetin me çdo kusht.

Më poshtë gjeni intervistën e senatorit të Mizurit Josh Hawley në Fox News:

Gazetari: Jemi me senatorin e Mizurit, Josh Hawley. Senator, ku dyshoni se po shkojnë paratë?

Senator Josh Hawley: Ju e shihni vetë ku po shkojnë. Shkojnë për këto trazira të rreme, për imigracionin e paligjshëm që po shohim, për trazirat "AstroTurf" nga koncesionarët e Teslës tek kampuset, deri te djegia e objekteve në LA. Ekziston një rrjet i tërë parash të errëta që demokratët e kanë perfeksionuar. Duhet të futemi në brendësi të kësaj, t'i ekspozojmë të gjitha dhe t'i mbyllim.

Gazetari: Po, siç e sheh te trazirat në LA, papritmas vjen një tip me një automjet që sjell një kuti të tërë me maska gazi. Si ua siguron dikush kaq shpejt ato maska demonstruesve? Dhe a vjen kjo nga Soros? Më thuaj nga vjen.

Senator Josh Hawley: Po, duhet ta zbulojmë. Do vija bast që shumë prej tyre vijnë nga Sorosi, sepse Sorosi e ka perfeksionuar skemën e parave të errëta, lojën e parave të errëta, ku ata i lëvizin përmes entiteteve të ndryshme që nuk mund t'i gjurmosh. Por mendo për këto trazira që filluan në LA dhe që tentuan t'i përhapin në qytete të tjera që tani Trump po i mbyll. Të gjitha ishin të planifikuara. Asnjëra prej tyre nuk ishte natyrale. Dhe e dimë sepse të gjitha ndjekin të njëjtën skemë. E njëjta gjë në kampuse. Dy vitet e fundit, të gjitha këto të ashtuquajtura demonstrata në kampuse, janë të gjitha artificiale. Janë të gjitha të rreme sepse sot Partia Demokratike është një skuadër teatrale e financuar nga George Sorosi. Problemi është se janë edhe të dhunshëm. Dhe këtë e kemi parë gjatë javës së fundit sërish. Duhet të ndalojmë rrjedhën e parave. Duhet të ndjekim penalisht ata që angazhohen në dhunë dhe duhet të mbyllim këtë përpjekje për të ndarë vendin, gjë që demokratët e kanë vazhduar për vite me radhë.

Gazetari: Pse mendon se FBI-ja e Biden-it po e hetonte Charlie Kirk-un?

Senator Josh Hawley: Për ta frikësuar. Është interesante, Xhesi, kur e dëgjova sot nga kryetar Grassley, diçka m'u bë e qartë. Charlie më kishte thënë disa vjet më parë, më mori mënjanë dhe më tha, mendoj se po na shënjestrojnë, se TPUSA po shënjestrohet. A mund të na ndihmosh? Dhe unë i thashë, "Do bëj ç'të duash ti." Ai tha, "Sa po e mësoj këtë." Kjo duhet të jetë ajo për të cilën ai po fliste. Dhe tani e dimë që Joe Biden, përsëri, e përdori FBI-në si armë për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë. Nuk është asgjë tjetër veçse terrorizëm. Është përpjekje për të heshtur dhe frikësuar. Jam shumë i lumtur që Charlie nuk u frikësua deri në ditën e fundit që ishte mes nesh. Kjo është arsyeja pse ai është një shembull kaq i shkëlqyer. Por e di çfarë, ajo që bëri Joe Biden në administratën e tij, nuk mund ta lejojmë kurrë të ndodhë përsëri. Shiko klimën që krijuan. Po korrim frytet e asaj tani. Klimën e urrejtjes dhe ndarjes dhe dyshimit që ata me qëllim krijuan për vite me radhë për të mbajtur pushtetin. Është e neveritshme dhe është koha të kthejmë faqen.

Gazetari: Pra nëse dërgoni para për organizata si Code Pink ose për tubimet No Kings ose për ndonjë prej këtyre lëvizjeve monstruoze dhe ata kryejnë një krim në tubim, ose ndoshta edhe kryejnë një vrasje në tubim, a mund të bësh përgjegjës atë financues?

Senator Josh Hawley: Nuk mund të financosh krime me vetëdije. Kur shikon natyrën e planifikuar të kaq shumë prej këtyre tubimeve, trazirave, këtyre të  ashtuquajturave kryengritjeve, financuesit duhet të dinë për çfarë po financojnë. Këta janë njerëz të zgjuar. Është një nga arsyet që ata i fshehin këto para në rrjetin e tyre për kaq shumë kohë. Ata e dinë çfarë po financojnë. Pra mendoj se përgjigjja është po. Nëse po financon trazira që dëmtojnë njerëz, që sulmojnë policinë, që djegin ndërtesa, po, ky është krim. Duhet të bëhesh përgjegjës për këtë. Duhet të japësh llogari për këtë në gjykatë. Dhe kjo është një nga arsyet pse Kash Patel sot tha se po ndjek paratë dhe është gjë shumë e madhe.

Gazetari: Po. Më kujtohet gjatë luftës kundër terrorizmit që akuzuan dikë për financim të terrorizmit. Ai tha, "Dërgova një milion dollarë për Frontin për Çlirimin e Palestinës. Nuk kisha asnjë ide që do t'i përdornin për sulmues vetëvrasës. Bëni pak verifikime. Kjo nuk do të kalojë këtu, atje apo askund tjetër. Senator, punë e shkëlqyer. Vazhdo presionin ndaj këtyre njerëzve.