Opozita kërkon debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës, ushtarët e Ramës vendosin 10 minuta

Në konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare Partia Demokratike nëpërmjet kreut të grupit Gazment Bardhi ka kërkuar debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës.

Bardhi: Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit.

Nërkohë përfaqësuesit e mazhorancës në vijim të përdorimit të forcës sëkartonit nuk e kanë pranuar propzimin e opozitës.

Konferenca kryetarëve ka vendosur që do të flasin të gjithë deputetët nga 10 minuta secili.