Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 51-vjeçari në Durrës, 3 të tjerë të proceduar

 Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës për dhunë në familje. Mësohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshores së tij.

Ndërkohë që po në Durrës janë proceduar penalisht 3 persona të tjerë, për ushtrim dhunë si dhe baste sportive. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 51 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, u konstatua e hapur një faqe për baste sportive; E. M., 56 vjeç, dhe B. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Durrës.

Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi M. K., 85 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se më datë 21.04.2024, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin A. K., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.