SYRI TV/ Rama vijon retorikën anti-Trump: Europa mos të presë zgjidhje jashtë saj

Kryeministri Rama ka vijuar retorikën kundër Presidentit amerikan Donald Trump teksa deklaroi se Europa nuk duhet të presë zgjidhje nga dikush që ndodhet jashtë perimetrit të saj. Gjatë një fjalimi në Kolegjin e Europës në Bryzh të Belgjikës, Rama nuk e fshehu shqetësimin nga përsëritja e kërkesave të zyrtarëve të Brukselit, sipas të cilëve ky procesi i integrimit duhet të bazohet në merite dhe përmbushjen e reformave.

Nga Syri TV 

Kryeministri Edi Rama ka vijuar retorikën kundër Presidentit amerikan Donald Trump edhe gjatë një fjalimi që mbajti para Kolegjit të Europës në Bryzh të Belgjikës. Shefi i qeverisë shqiptare tha se Bashkimi Europian dhe vendet aspirante kanë nevojë për një plan konkret, duhet të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, të lënë të hapur derën për Rusinë dhe të mos presin nga dikush jashtë këtij perimetri që të gjëjë zgjidhje, duke nënkuptuar qartë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Donald Trump.

Sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kryeministri Rama nuk e fshehu shqetësimin nga përsëritja e kërkesave të vazhdueshme të zyrtarëve të Brukselit, sipas të cilëve ky process bazohet në merite dhe përmbushjen e reformave.

I vetëdijshëm për standartet e mjerueshme të shtetit ligjor dhe demokracisë në vendin që qeveris prej 12 vitesh, Rama u përpoq të banalizojë këtë çështje.