SYRI TV/ Komisionet Parlamentare, Grupi i PD miraton emrat: Luçiano Boçi në krye të Edukimit dhe Shkencës

Partia Demokratike ka miratuar emrat e deputetëve që do të drejtojnë komisionet parlamentare në legjislaturën e re të Kuvendit. Luçiano Boçi do të jetë kryetar i komisionit të edukimit, Ina Zhupa do të drejtojë Kulturën dhe Turizmin, ndërsa Të drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Iformimit Publik do të kenë në krye Jorida Tabakun. Rol drejtues në një komison parlamentar merr dhe Bardh SPahia, i cili do të jetë kryetar i Shëndetësisë dhe Mirëqnies sociale. Në mbledhjen e grupit të PD, janë miratuar edhe merat e deputetëve që do të jënë zëvendëskryetar në 11 komisionet parlamentare të kësaj legjislature.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, janë miratuar dhe emrat e deputetëve që do të drejtojnë komisionet parlamentare. Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukim, Shkencë dhe Sportet, ndërsa komisionin për Kulturën, Turizmin dhe diasporën do ta drejtojë Ina Zhupa. Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mbjetet e Informimit Publik, ndërsa komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale, do ta drejtojë Bardh Spahia.

KRYETARET E KOMISIONEVE TË OPOZITËS

Luciano Boci            Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet
Ina Zhupa                  Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku           Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik 
Bardh Spahia            Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Në mbledhjen e grupit, demokratët kanë caktuar edhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare. Eno Bozdo do të jetë nënkryetar te komisioni Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, ndërsa Oerd Bylykbashi do të jetë numri dy i komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Rikthimi në Kuvend e çon Klevis Balliun Nënkryetr te Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ndërsa deputeti i Elbasanit Blendi Himçi do të jetë numri dy i komisionit për Burimet Natyrore. Xhelal Mziu shkon nënkryetar i Komisionit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, ndërsa Albana Bokshi te Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme. Detyrë si nënkryetar komisioni merr edhe Ivi Kaso te Nismat Qytetare dhe Bashkëpunimi ddhe mbikëqyrja e institucioneve, ndërsa Luçiano Boçi, Bardh Spahia, Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa, do të kenë gjithashtu role zëvendëskryetarësh përkatësisht te komisionet e Edukimit, shëndetësisë, të drejtat e njeriut si dhe Kulturës.

ZV.KRYETARËT E KOMISIONEVE NGA OPOZITA

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Eno Bozo
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - OERD Bylykbashi
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - Klevis Balliu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Bledi Himci
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Xhelal Mziu
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Albana Vokshi
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - Ivi Kaso
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet - Luçiano Boçi
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale - Bardh Spahia (kryetar)
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik - Jorida Tabaku
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën - Ina Zhupa