Balliu: Si prisni të integrohemi kur ‘pushoni nga puna’ komisionin për këtë çështje?

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe mazhorancën se po shkelin Kushtetutën.

Ai u shpreh se nuk ka justifikim heqja e komisionit parlamentar të Integrimit, duke u shprehur se është krijuar pikërisht për të mbështetur procesin integrues.

Balliu: Nuk e kuptoj arsyen pse duhet të shkelet Kushtetuta në interes të një presupozohet integrimi, duke hequr integrimi. Nuk e kuptoj si integrohemi kur heqim nga puna komisionin e integrimit. Komision të jashtëm ka pasur gjithmonë, i integrimit u krijua pikërisht për këtë proces.

Shkelni Kushtetutën, e bëtë disa ditë më parë. Kur vjen rasti për të zbatuar Kushtetutën kemi hall çfarë na thotë Suel Çela dhe Bajrat.

O respektoni Kushtetutën o Klodian Zoton! Ndajeni mendjen.

E keni nisur me turp duke mohuar të drejtën për të mbajtur 1 minutë heshtje për Azem Hajdarin dhe Cahrlie Kirk.