SYRI TV/ Durrës, zhduket pa gjurmë turisti Çek - Pavel Pospisil humbi me 8 shtator në Golem
Zhduket pa gjurmë në Durrës një turist nga Çekia. Pavel Pospisil ka humbur kontaktet në vajzën dhe bashkëshorten e tij prej datës 8 shtator, teksa kishte dalë për një shëtitje buzë detit në Golem. Për syri televizion, vajza dhe bashkëshortja e turistit të humbur, kanë akuzuar policinë e Durrësit se po neglizhon kërkimet për gjetjen e familjarit të tyre. në mungesë të përgjigjes nga autoritetet shqiptare, familjaret e turisit të zhdukur kanë kërkuar ndihmë me grupe kërkimi nga Çekia.
Syri tv
Personi në Foto është Pavel Pospisil, një shtetas nga Çekia, i cili prej një jave rezulton i zhdukur në bregdetin e Durrësit. Pospisil, kishte ardhur me pushime në Shqipëri së bashku me familjen e tij, ndërsa mbrëmjen e 8 shtatorit kishte dalë për shëtitje buzë detit në Golem, por nuk ishte kthyer më pranë familjes. Prej një jave, vajza dhe bashkëshortja e turistit çek janë duke kërkuar të afërmin e tyre, ndërsa nëpërmjet syri televizion, kanë bërë thirrje për ndihmë.
Vajza e Pavel Pospisil tregon se fill pasi babai i saj rezultoi se nuk u kthye në banesë, njoftoi policinë në Durrës, ku blutë e qytetit bregdetar, janë shprehur se duhen së paku 24 orë për ta gjetur. Por kur kanë kaluar një javë nga humbja e turistit çek, familjaret e tij, ngrenë akuza ndaj policisë për neglizhencë.
Në këto kushte, bashkëshortja dhe vajza e turistit çek, kanë kërkuar ndihmë në shtetin e tyre, ku pritet të mbërrijë një ekip i kërkimit nga çekia.
Deri më tani nga policia e Durrësit nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me kërkimet për turistin e zhdukur, ndërsa familjaret e tij, kërkojnë ndihmë nga çdo kusht që mund të ketë dijeni për fatin e Pavel Pospisil.