Seanca/ Mediu: Ndryshimi i rregullores së Kuvendit miratuar me konsensus, shkelje e kushtetutës...
Kryetari i Partisë Republikane duke folur gjatë seancës ne Kuvend e vuri theksin tek
Mediu: Zoti kryetar, mendoj që ky kuvend, gjithsecili deputet, duhet ta nisë punën duke menduar për autoritetin që duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë. Ne jemi në një Republikë Parlamentare kushtetuese, të paktën kështu pretendojmë. Por për fatin e keq jemi kthyer në një republikë kryeministrore, të një autokracie të dukshme. Dhe pushteti absolut pjell korrupsion absolut. Një korrupsion vjen nëpërmjet parave dhe korrupsionit. Por ka edhe një korrupsion tjetër kur i vesh me një autoritet moral i cili nuk është në përputhje me kushtetutën dhe ligjin. I cili pastaj cenon mënyrën e funksionimit të shtetit dhe të kuvendit të Shqipërisë.
Historia e rregullores së kuvendit, ka qenë një histori mirëkuptimi politik. Edhe për faktin se rregullorja e kuvendit ka të bëje me marrëdhënien që ne krijojmë këtu në sallën e kuvendit me njëri – tjetrin, pavarësisht nga debatet që ne kemi. Kur është bërë rregullorja e Kuvendit kanë qenë dy bashkëkryetarë të cilët të cilët janë ulur me njëri-tjetrin, zoti Ylli Bufi dhe zoti Fatos Beja. Me përfshirjen e partnerëve por edhe me përfshirjen e të gjithë deputetëve të kuvendit për të marrë pjesë në ndërtimin e kësaj rregulloreje.
Ndryshimi i njëanshëm i rregullores krijon një precedent mjaft negativ, jo vetëm për të ndryshuar komisionet por për të krijuar pastaj edhe precedentët e ndryshimeve të rregullave të sjelljes në Kuvendin e Shqipërisë në mënyrë të njëanshme. Prandaj mendoj që kjo shkelje e kushtetutës për ta futur me procedurë të përshpejtuar por fakti që kërkohet të ndryshohet rregullorja në mënyrë të njëanshme edhe për konstituimin e komisioneve permanente parlamentare është nja hap jashtëzakonisht i gabuar dhe duhet të kthehet në diskutim të përbashkët të të gjithë aktorëve politikë të këtij kuvendi për të pasur mirëkuptim, për rolin dhe funksionimin e këtyre komisioneve dhe mënyrën e organizimit të funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë.
Prandaj mendoj se është e domosdoshme që të tërhiqet sot ky vendim i juaji dhe të kthehemi në një funksionim normal pavarësisht diferencave që kemi....