‘Menderreforma’, Malltezi: Gjoka kaloi vetingun, apo e kaluan për ta shantazhuar, kontrata e 2006 me Kodin e 2015...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook për shkeljet e rënda ligjore që janë konstatuar nga Gjyqtarja Irena Gjoka.
Kur ajo kaloi vetingun u tha se përmbysi analizën financiare të KPK. Por shtron pyetjen Malltezi, “Apo e kaluan për ta shantazhuar”.
Postimi:
Soros-media raportoi para 5 vitesh se Irena Gjoka "e përmbysi" analizën financiare të KPK-së. Ishte shumë e zonja? Apo e kaluan për t'a shantazhuar? Aq e zonja ishte sa 60 milion lekë të pista i justifikoj me këtë kinse kontratë mes vëllezërve të saj dhe burrit te saj të 1996 e cila citon nenet 801-825 te Kodit Civil te 2015 se në 1996 Kodi Civil kishte veç 248 nene!!! Këto janë "krime intelektuale" për shërbëtorin e PS i cili zgjedh të bëjë idiotin e dobishëm dhe kinse po hap hetim pa emër! Jepjani një studenti të vitit të tretë dhe e zgjidh brenda 10 minutash. Menderreforma.