Kryediplomatja finlandeze në Kosovë/ Osmani: Diskutuam zhvillimet e fundit dhe mbështetjen e Finlandës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, njëkohësisht kryesuese aktuale e OSBE-së.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani thekson se e ka falënderuar Valtonen për mbështetjen e vendit të saj karshi Kosovës dhe tha se me të ka folur edhe për zhvillimet e fundit në vend.

“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën në çdo etapë, përfshirë edhe për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Së bashku diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, rolin që OSBE-ja ka luajtur ndër vite në Kosovë, si dhe prioritetet e saj aktuale”.

Valtonen po qëndron në Kosovë pas vizitoi edhe Serbinë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi ta mirëpres sërish në Kosovë Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, njëkohësisht Kryesuese aktuale e OSBE-së.

E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën në çdo etapë, përfshirë edhe për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Së bashku diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, rolin që OSBE-ja ka luajtur ndër vite në Kosovë, si dhe prioritetet e saj aktuale.