Pensionistët e harruar nga Rama, Eksperti: Me 100 euro pension nuk mbajnë dot frymën, detyrohen të punojnë në të zezë

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë edhe Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh.

Në bisedën në studio me moderatorin Flavio Qarri ai tha se Me 100 euro pension nuk mban dot frymën dhe pensionistët detyrohen të punojnë në të zezë.

Kujtim Hoxha: Dua të them se çfarë konkurron Shqipëria me pensionet e vendeve të Evropës. Jemi vend që 537 mijë përfitues sot marrin nën 184 mijë lekë të vjetra. Dhe nga këta 120 mijë qytetarë marrin nën 100 euro. Lë të vijë ajo Marta Kros, po ja falim ato 200 euro dhe të vijë e të jetojë këtu në Shqipëri e lumtur.

Ky është edhe shkaku që sot në Shqipëri punojnë rreth 16.7 për qind e të gjithë atyre që paguajnë sigurime shoqërore. E thënë ndryshe nga 820 mijë qytetarë që paguajnë kontribute, janë rreth 110 mijë shqiptarë që në kushtet e të qenit pensionist është i detyruar të punojnë. Sigurisht ka edhe nga ata që punojnë për hobi por këto janë shumë, shumë të rralla. Pjesa më e madhe qytetarëve punojnë për nevoja, sepse nuk mund të pranohet që me 100 euro ai të mbajë frymën.

Zakonisht pensionistët bëjnë të gjithë llojet e punëve. Por sidomos ushtarakët e dalë në pension, punojnë me këto security, janë gratë që punojnë si punonjëse shtëpiake. Janë një pjesë e qytetarëve që jetojnë në fshat. Megjithëse anë të moshuar janë të detyruar të venë të punojnë në arë të merren me blegtori, me gjithë të tjerat...