‘Mos i jepni karkaleca këtij, se maksimumi makarona ha...’/ Petrit Qoli shpërthen në gjyq: Po kryeni gjenocid, po vdes nga turpi!
Tension dhe tone të ashpra ka patur seancën e sotme gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, ku i pandehuri Petrit Qoli reagoi me revoltë ndaj prokurorit Behar Dibra, lidhur me kalendarin e seancave. Qoli akuzoi sistemin e drejtësisë për padrejtësi dhe trajtim çnjerëzor ndaj tij.
“Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni”, mësohet se është shprehur Qoli me zë të lartë në sallën e gjyqit, duke iu drejtuar drejtpërdrejt prokurorit Dibra.
“Jam duke vdekur nga turpi, moj motër e nderuar. Nuk mundem më, se na plasët. O prokuror, po ma vrisni jetën për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni! Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni. O prokuror, mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit), se ky maksimumi makarona ha”.
Për shkak të tensionit dhe kërkesave të avokatëve për kundërshtimin e deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për më 18 shtator, ora 10:00./Raportoi nga GJKKO – Fatjon Gjinaj – SYRI TV