‘Sfida nuk është hapja, por mbyllja e kapitujve për BE’ – Kos: Shqipëria të përshpejtojë reformat
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, nga Brukseli ka theksuar se sfida më e madhe për Shqipërinë nuk është hapja e grup-kapitujve të negociatave, por mbyllja e tyre. Sipas saj, vendi ynë duhet të intensifikojë reformat në mënyrë që të arrijë objektivin e përmbylljes së kapitujve deri në fund të vitit 2027.
“Është më e vështirë t’i mbyllësh sesa t’i hapësh kapitujt. Shqipëria duhet të ecë me reforma dhe të jetë në gjendje t’i përmbyllë ato. Objektivi është fundi i 2027-s, dhe BE do ta mbështesë këtë proces”, u shpreh Kos.
Mesazhi i saj vjen si kujtesë se hapja e negociatave ishte vetëm fillimi, ndërsa puna e vërtetë dhe më e vështirë mbetet përpara për Shqipërinë, e cila duhet të dëshmojë rezultate konkrete.