Mbahet sot konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, hapen 4 kapituj të tjerë negociatash me BE

Shqipëria pritet të shënojë sot konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE lidhur me hapjen e katër kapitujve të Grupit 4 në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së do të mbahet në Bruksel, me ftesë të Danimarkës, e cila mban presidencën e radhës së Këshillit të BE-së.

Kapitujt që do të hapen janë:

Kapitulli 14 – Politika e transportit

Kapitulli 15 – Energjia

Kapitulli 21 – Rrjetet transevropiane

Kapitulli 27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike

LEXO EDHE: Më 16 shtator konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Hapen 4 kapituj të tjerë negociatash me BE

Punimet nisin në orën 08:00, ndërsa konferenca për shtyp është planifikuar për rreth orën 09:15.

Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të BE-së, përfshirë Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos.

Në këtë sesion do të formalizohet hapja e negociatave për katër kapitujt e lartpërmendur, ndërsa procesi pritet të vijojë me diskutimet teknike dhe politike të fazës së re të integrimit.