Dëshmia e Rubin, Kedhi: Amerikanët e zgjodhën Thaçin si partner, por influenca e tij tek komandantët ishte e paqartë
I ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE, duke folur për gjyqin e drejtuesve të UÇK në Hagë, Nikolla Kedhi anëtar i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike tha se, "Amerikanët e zgjodhën Thaçin si partner, por influenca e tij tek komandantët ishte e paqartë".
Nikolla Kedhi: Për sa i përket luftës së UÇK, të paktën në këndvështrimin tim, gjithë ajo qëndresë dhe që gjithë saj qëndrese të mos ti hidhet baltë, ky kapitull është mbyllur për bërjen pis ose jo të luftës dhe ka dalë që ka qenë lufta ashtu siç duhet të jetë pa u bërë pis me shpalljen të pafajshëm të Haradinajt dhe të Limajt. Nuk mendoj, siç janë munduar shumë që të thonë që bëhet domosdoshmërisht pis lufta. Haradinaj dhe Limaj janë shpallur të pafajshëm.
Për sa i përket zotit Thaçi dhe të gjithë të tjerëve që janë të akuzuar, në çdo gjykatë, unë mendoj se pozita e tyre është lehtësuar sot, është lehtësuar shumë se çdo gjykatë e di që të jesh fajtor duhet te jesh jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm.
Unë gjej një farë kontradikte ne dëshminë e Rubin. Sepse ose Thaçi ka patur një rol të rëndësishëm duke qenë se amerikanët e kanë zgjedhur si partner, e kanë zgjedhur si dikë që mund të kishte një farë influence tek komandantët e tjerë, ose ka qene që zoti Thaçi nuk ka patur asnjë farë influence tek komandantët e tjerë. Pra edhe mbrojtja e zotit Thaçi ka diçka kontradiktore, nga zoti Rubin.