'Po thërmohet miti 20 vjeçar' Bushati: Gjyqi në Hagë po fillon rishkrimin e historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Ai e përshkroi rolin e Thaçit në UÇK si politik, duke theksuar se nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e saj.
Pikërisht dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtetit dhe njeriut të besuar të Madeleine Albright, sot në Hagë, ka ngritur pikpyetjen nëse epopeja e lavdishme e çlirimtarëve ka pasur vërtet emër, komenton analisti Andi Bushati, i ftuar në studion e “Çim Peka live’ në Syri Tv.
Bushati thotë se kjo mbrojtje juridike po thërmon mitin se UÇK-ja dhe liria ka emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Bushati thotë se një mbrojtje e tillë juridike mund të jetë e mirë për ta por rishkruan historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së dhe tharmon mitin e ngritur në këto 20 vite.
"Unë besoj që ata burrat që janë në Hagë nuk janë të fajshëm. Por është tjetër gjë akuza juridike që i bëhet dhe tjetër mënyra si po mbrohen. Ajo që tha sot Rubin nuk ishte rastësi. Ishte vija mbrojtëse që mbrojtja e Hashim Thaçit ka bërë në Hagë.
Thaçit nuk i binden komandatëve, ishte thjesht një zëdhënës i komandantëve. ishte një ministër i Jashtëm i kësaj ushtrie. Pra kishte një rol minor.
Kur këta u morën të pandehur nisi lëvizja 'Liria ka emër!, UÇK-ja ka emrin e këtyre burrave". Por nëse liria ka emrin e këtyre 4 burrave, atëherë ata kanë qenë vendimtarë dhe jo zëdhënësa të komandantëve.Frika ime është që, sidoqë të përfundojë gjyqi në pranverë apo më vonë, - Ishalla janë të pafajshëm, e kthehen në shtëpi.. - por ky proces, edhe po si dënoi, po fillon rishkrimin e historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së. Kur del Hashim Thaçi e thotë nuk më bindet njeri.
E besoj fabulën që UÇK-ja nuk ka qenë trupë që i bindej Thaçit. Dhe për mbrojtjen e tij juridike mund të ketë të drejtë, por mbrojtja juridike thërmon mitin se kjo ka qenë ushtria e Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata kanë qenë – e unë besoj se është e vërtet, sic tha Rubini sot - zëdhënësa politikë të një lëvizjeje që ka qenë patriotike, kaotike, e shpërdarë e me celula.
Nuk besoj se Ramushi i bindej Hashimit se do të bëjmë këtë aksion. Ramushi merrte familjen e shkonte atje ku i thoshte koka. Por ky rishkrim i historisë që po ndodh forcon mitin e UÇK-së. Secili ka qenë patriot në ngastrën e tij. Dikush në një zonë e dikush në një zonë tjetër, por ama zvogëlon mitin e atyre që u rekën të privatizojë atë që përfaqësonte UÇK. Nuk e di, kjo mund të jetë juridikisht e përfitueshme për Thaçin e Veselin, por nuk di sa i shërben mitit që ata kanë ngritur këto 20 vite. Për mua e thërmon mitin....
...Kjo gjykatë nuk duhej të ekzistonte fare. Ai është proces i turpshëm por mënyra si po mbrohen këta, e ul mitin që për 20 vite i ngritën vetes." thotë Bushati.