‘Ka rezistencë shtetërore për hetimin e Irena Gjokës’/ Gjokutaj: Ekspozimi rrëzon pseudoreformën, janë bashkëpunëtorë!
Për avokatin Genc Gjokutaj hetimet për gjyqtaren Irena Gjoka, e përfolur për shumë skandale, tregojnë se për të po bëhet një rezistencë shtetërore.
I ftuar në Task Force në Syri Tv, nën moderimin e Sonila Meços, Gjokutaj tha se ekspozimi real i gjyqtares Irena Gjoka, rrëzon totalisht pseudoreformën e aplikuar në sistemin e drejtësisë, për shkak se ka bashkëpunëtorë.
Edhe pse procedimi penal është regjistruar pa emër ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, kjo është tendencioze për avokatin Gjokutaj.
Kemi parashtruar kërkimet tona. Ne kemi kërkuar pavlefshmëri absolute të akteve, Prokuroria ka tejkaluar kompetencat dhe e shërben versionin e saj si të bazuar në ligj, gjyqtarja Irena Gjoka dhe pastaj një sërë aktesh të falsifikuara, këto kontaminojnë njëra-tjetrën.
Kjo është rezistencë shtetërore. Ekspozimi i Irenës në përmasa reale, rrëzon këtë pseudoreformë. Këta s’e mendojnë këtë. Kjo Irenë është emblema e Reformës në Drejtësi. Tani kanë kërkuar dosjen e grekëve, të njihen me vendimin. Duhet të shohin dosjen greke, duan ta shtyjnë.
Duan të lënë një ganxhë përjashta, sepse Kalaja do të shkojë të kërkojë që dosjes së Irena Gjokës t’i vihet emri. E kanë regjistruar dosjen por pa emër. Këta po rezistojnë deri në fund, sepse këta janë bashkëpunëtorë.
Kanë dhe çështjen e Metës që ia kanë dhënë Irenës. Ke 6 anëtarë të Vetingut sot që janë paguar nga Soros. Soros s’është përrallë. Desorosifikimi, është realitet në Amerikë. Këta duan ta kthejnë në një fabul.