Skandal/ Bajram Begaj i nënshtrohet Ramës, dekreton një robot për ministër
Në shërbim të idiotësive të Edi Ramës, sot pasdite i nënshtruar totalisht nga mentori i tij, presidenti Bajram Begaj ka vulosur skandalin e radhës në qeverisjen e Rilindjes. Në dekretimin e qeverisë Rama 4 ai ka deklaruar edhe një robot si ministër.
Edhe pse u paralajmërua nga mediat dhe nga specialistë të fushës se gjithçka është në shkelje të kushtetutës, sërish ushtari i mirë Begaj ka firmosur dekretin siç duket në imponimin e plotë të Edi Ramës. Edhe ky si Dumani shpresojnë siç duket për një mandat të dytë, aty, në shërbim të kreut të qeverisë dhe i gatshëm në rreshtore që të firmos dhe vulosë çdo budallallëk të kreu të Rilindjes.
Në një njoftimin për media që ka ndarë për shtypin Presidenca ka fshehur dekretimin e Diellës elektronikë të Ramës. Por në dekretin për Emërimin e Këshillit të Ministrave Begaj nuk ka mundur ta kalojë në hije pa përmendur edhe Ministren që ka shpikur Rama që të ketë mundësi ti kontrollojë vetë të gjitha paratë e buxhetit se disa nga miqtë e tij që janë edhe në burg, rrugës për atje, apo thjesht nën akuze po i hanë dardha pas shpine. Kështu që me AI Diellën, askush nuk do mundet më. Të gjitha do i ketë vetë deri në detaje për "lindjen" dhe "rritjen e Diellës....dhe Bajramin gati të firmosë për gjithçka.
Dekreti
Më poshte është njoftimi për median ku nuk është përmendur Diella e Ramës.
NJOFTIMI PËR MEDIAN
Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,
Presidenti Begaj dekretoi:
Emërimin e Këshillit të Ministrave;
Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
Zonjën ElisaSpiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
Zotin SofjanJaupaj Ministër i Mjedisit;
Zonjën MirelaKumbaroFurxhiMinistër i Arsimit;
Zonjën EvisSalaMinistër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Zonjën DelinaIbrahimajMinistër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
Zotin Besfort LamallariMinistër i Drejtësisë;
Zotin Pirro VenguMinistër i Mbrojtjes;
Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Zotin ErvinDemoMinistër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
Zonjën AdeaPirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.