Pranon akuzat? Ish-deputeti Jurgis Çyrbja kërkon gjykim të shkurtuar në GJKKO
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka kërkuar gjykim të shkurtuar në seancën gjyqësore që zhvillohet ndaj tij.
Të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe avokatët e Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit.
Gjyqtarja paraprake Etleva Deda kaloi në gjykim themeli dosjen e Çyrbjes, Mashës dhe Hajrit.
Kujtojmë se ish-deputeti u arrestua nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”.