Censura/ Berisha: Rama e ka shtrirë kodin e mafies dhe të anti-transparencës edhe tek deputetët e tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka shtrirë censurën e plotë edhe te deputetët e tij.
‘Rama e ka shtrirë kodin e mafies dhe të anti-transparencës edhe tek deputetët e tij’, deklaroi Berisha gjatë konferencës për media me gazetarët në selinë blu.
Berisha: Censura... Ju ndoshta keni harruar, por akti i parë kur erdhi në pushtet, Edi Rama hartoi kodin e qeverisë me të cilin ndalonte ministrat të bënin deklarata publike, të pamiratuara paraprakisht nga zyra e tij.
Tani, ai këtë kod e shtrin tek të gjithë deputetët.
Kodi i mafies, anti-transparenca, errësira, mafia.