PS kërkon shtimin e numrit të Komisioneve, zbardhet dokumenti, opozita ka paralajmëruar votën kundër

Partia Socialiste ka dorëzuar projektvendimin për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, me qëllim shtimin e komisioneve të përhershme nga 8 në 11. Dokumenti zyrtar, i firmosur nga Taulant Balla, Olta Xhaçka, Eduard Shalsi, Ulsi Manja dhe Evis Kushi, do të diskutohet në seancë plenare.

Komisionet e reja mbulojnë fusha të ndryshme, duke përfshirë Ekonominë, Çështjet Ligjore, Rendin e Mbrojtjen, Edukimin, Shëndetësinë, Burimet Natyrore, të Drejtat e Njeriut, Bujqësinë, Kulturën, Integrimin Europian dhe Nismat Qytetare. Shtimi i komisioneve të përhershme është propozuar në mënyrë të njëanshme nga Rama dhe opozita ka shprehur votën kundër këtyrë ndryshimeve pasi i quan teka të KM dhe jo në funksion të rritjes së kontrollit të Parlamentit mbi Ekzekutivin.