Berisha: Nuk do votojmë strukturën e re të komisioneve parlamentare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencë me gazetarët se opozita nuk do t’i votojnë ndryshimet në strukturën e re të komisioneve parlamentare.
‘Absolutisht, nuk do votojmë strukturën e re të komisioneve parlamentare. Këtë ndryshim të strukturës parlamentare, ne nuk e votojmë. Jo, sepse është bërë një gjë e turpshme. Ndahet një komision në tre komisione për t’ia dhënë opozitës. Dhe, rriten shpenzimet për qytetarët, etj, etj me radhë’, u shpreh Berisha.