Rama paralajmëron deputetët për memet dhe rrezikun imperialist: Mos dilni para mediave dhe kujdes me ambasadat

Burime nga Syri, të cilat kanë folur me Ambrozia Metën, bëjnë me dije se në një mbledhje me dyer të mbyllura, kryeministri Rama i ka kërkuar deputetëve të PS-së të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin të flasin para mediave, përndryshe “do të bëhen meme”. I vetëdijshmë për nivelin mediokër të atyre që ka future në Parlament, Rama kujdeset që kjo gjë mos dalë aq ashiqare publikisht.

Sipas të njëjtave burime, Rama ka tërhequr gjithashtu vëmendjen për çfarë flasin në takime me ambasadat, duke lënë të kuptohet se çdo kontakt i pavarur me diplomacinë nuk tolerohet dhe duket se ruhet si një “domain” ekskluziv i tij. Mesa duket kjo porosi vjen pasi në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë por edhe disa prej atyre të vendeve të BE-së nuk ka më vetëm njerëz të Sorosit dhe situate ka ndryshuar e për këtë duhet treguar kujdes. Pasi siç dihet publikisht Rama e ka cilësuar rrezik ardhjen e Trump në pushtet. Dhe pak a shumë ka filluar t’i porosisë deputetë për rrezikun emperialist, pasi për ato ambasada është porosia, tipike paranoja autokrati.