SYRI TV/ Spitallës s’i ndahet diskriminimi në infrastrukturë, banorët: Do ti përshkallëzojmë protestat

 

Durrësi i Ri dhe Spitalla vijojnë të jenë zonat më të diskriminuara në Durrës sa i përket investimeve në infrastrukturë.

Edhe në ato raste kur ka investime në këto zona, cilësia e projekteve dhe punimeve është skandaloze.

Për këtë arsye, këtë të hënë banorët e Spitallës janë ngritur në protestë kundër punimeve në rrugën “Aristoteli”, ku Bashkia ka parashikuar që trotuari të jetë vetëm 30 cm dhe në të të vendosen shtyllat e elektrikut.

Ndërkohë, skandaloze paraqitet situata në rrugën “Azem Hajdari” në Durrës, ku asfalti ka nisur të përfundojë në kanal, kapakët e puseteve janë vjedhur dhe ndriçimi e sinjalistika mungojnë.