Berisha: Ndryshimi i qëndrimit të administratës së re në SHBA, rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur pas daljes nga SPAK edhe për kreun e ri të këtij institucioni, i cili pritet të zgjidhet në dhjetor, pasi t’i mbarojë mandati Altin Dumanit.

‘Ndryshimi i qëndrimit të administratës së re në SHBA, rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet’, theksoi Berisha para gazetarëve.

Berisha: Besoj se ti e di, që ka pasur një qëndrim zyrtar tjetër 8 muaj më parë.

Ka patur një qëndrim krejtësisht tjetër zyrtar dhe kjo është me domethënie të madhe, shumë të madhe.

Pra përgjigja ime është kjo; ky ndryshim i administratës së re është një ndryshim i cili rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet...

... Për të vdekurit ose fol mirë ose mos fol më. Profesionalisht po them, kaq ishte përgjigja ime.

Mirupafshim!