Berisha: Këta janë të gjithë të emëruarit e Edi Ramës, ai do përzgjedhë atë që i garanton që të mos e prekë atë dhe Olsin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë të mbajtur para ambienteve të SPAK, u shpreh se ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama në emërimet kyçe është e garantuar dhe jashtë çdo mundësie për t’u shmangur.

Ai theksoi se të gjithë emëruarit janë nën kontrollin e Ramës, duke përmendur rastin e Altin Troplinit dhe Olsi Ramës, si dhe episodin me Marën dhe regjistrimet e Geron Meçes, të cilat nuk u shkatërruan për shkak të ekzistencës së kopjeve të tjera.

Berisha shtoi se opozita nuk ka ndikim mbi këto vendime dhe çdo zgjedhje bëhet brenda vullnetit absolut të qeverisë aktuale, duke përjashtuar çdo mundësi për zgjidhje alternative jashtë kontrollit të Ramës.

Pjesë nga deklarata:

A mund ta imagjinosh ti që Edi Rama të mos ndërhyjë, por kjo është jashtë çdo lloj imagjinate. Këta janë të gjithë të emëruarit e Edi Ramës, ai do përzgjedhë atë që i garanton, siç garantoi Altin Troplini se Olsi nuk është personi i panjohur.

Ai e urdhëroi atë Marën ti digjte, por Mara nuk i dogji në fakt ato regjistrimet e Geron Meçes, se i thanë se, ekzistojnë dhe gjetiu.

Pra nuk ka diskutim që Edi Rama me atë punë do merret. Uluziu me atë punë do merret, por ata e dinë ku shkojnë. As mos të keni iluzionin më të vogël se, mund të ketë një zgjidhje tjetër, jashtë vullnetit absolut. 

Opozita nuk ka asnjë lidhje as me zgjedhjen, as mos zgjedhjen.