Berisha: Kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur gazetarëve në lidhje me fillimin e procesit të gjyqit për dosjen ‘Partizani’ dhe pjesëmarrjes së tij në seancë.
‘Unë do të veproj në përputhje me këshillat e avoketëve. Ky është qëndrimi im...’, theksoi Berisha.
Berisha: Tani, e kishe këtu zotin Genc Gjokutaj dhe unë nuk e kam zakon të flas në emër të avoketërve të mi. Prandaj mundësisht ç’të jetë pyetje për avokatin, të ja drejtoni avokatit.
Kurse unë do të veproj në përputhje me këshillat e avoketëve. Ky është qëndrimi im...
... Kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim. Por ka një radhë atje, ka një radhë pune dhe janë gjithë ato dhe ata kur e gjykojnë të arsyeshme unë do të shkoj.