Saki: Napoli është skuadra më e mirë italiane që luan në Europë
“E konsideroj Napolin ekipin më europian që ekziston në Itali”. Këto janë fjalët e ish-trajnerit të Milanit, Parmës dhe ekipit kombëtar italian, Arrigo Saki, disa ditë para se ekipi i Antonio Kontes të rikthehet në aksionin evropian pas një viti duke parë ndeshjet nga shtëpia.
Në rubrikat e “La Gazzetta dello Sport”, Saki shpjegon më pas se De Bryune dhe shokët e tij të ekipit janë në rreshtin e parë për Scudetton: “Nuk e kam mbajtur kurrë sekret faktin që Napoli është më i kompelatuari”, theksoi Saki.
Megjithatë, axurrët mund të kenë gjithashtu një rol në Ligën e Kampioneve, sigurisht duke kaluar raundin e parë të ligës: “E kam parë të gjithë listën e ndeshjeve të Napolit dhe e them qartë se këtë herë ata mund ta kalojnë raundin e parë”, vazhdon Saki.
“Optimizmi im nuk bazohet në vullnet, por në arsye: tetë ndeshje, dhe duke parë kundërshtarët, vetëm dy të fundit janë vërtet të vështira, ndeshja hapëse kundër Sitit dhe finalja kundër Çelsit. Po, sepse për pjesën tjetër, këto janë “duele brenda mundësive të ekipit të Kontes”, përfundoi Arrigo Saki.