Jozefina Topalli ndan emocionet e dasmës së djalit në Romë: Një ditë e paharrueshme, plot dashuri e mirënjohje
Deputetja e zgjedhur e PD, Jozefina Topalli, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment të veçantë familjar, plot emocion dhe simbolikë.
Në një postim në “Facebook”, ajo ka treguar për kurorëzimin e dashurisë së djalit të saj, Genarit, me Cindy-n, ceremoni që u zhvillua në një nga bazilikat më të famshme të kryeqytetit italian, Shën Maria e Altarit të Qiejve, në Romë.
Topalli e përshkruan këtë ditë si një nga më të paharrueshmet në jetën e saj, duke e cilësuar martesën e çiftit si një bekim të Zotit dhe një nisje të re të mbushur me dashuri, respekt dhe mirënjohje.
“Si nënë, ky ishte një moment i paharrueshëm, plot emocion e mirënjohje. Uroj që martesa e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, respekt e bekim nga Zoti”, shkruan ajo ndër të tjera.
Ceremonia martesore ka mbledhur përreth çiftit familjarë, të afërm dhe miq të ngushtë, ndërsa për Topallin ky ishte një rast jo vetëm për të festuar dashurinë e djalit të saj, por edhe për të shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që ndanë këtë gëzim me familjen e saj.
Postimi i plotë:
Në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve, në Romë, Genari dhe Cindy kurorëzuan dashurinë e tyre.
Si nënë, ky ishte një moment i paharrueshëm, plot emocion e mirënjohje.
Uroj që martesa e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, respekt e bekim nga Zoti.